Digjitalizimi është kyç për maksimizim të përshpejtuar të procedurave doganore.

Lehtësimi i tregtisë përmes digjitalizimit të procedurave doganore dhe përshpejtimi i mëtejmë i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc/Preshevë përmes One Stop Shop ka qenë një nga temat e takimit të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Republikës së Serbisë.

“Ky lloj takimi është një mënyrë e mirë për të koordinuar aktivitetet dhe për të bërë propozime për përmirësimin e situatës në pikat e kalimeve kufitare. Prioriteti ynë është përshpejtimi maksimal i qarkullimit të mallrave, dhe njëkohësisht shtimi i përpjekjeve për digjitalizim më të shpejtë, që do të thotë transferim edhe më i shpejtë. Ne si shtet investojmë shumë në digjitalizimin e doganave dhe kjo tashmë jep rezultate në funksionalitetin tonë më të madh”, nënvizoi në takim drejtoresha Sllavica Kutirov.

Sipas Kutirov, bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë dukshëm në harmonizimin e mëtejmë të procedurave doganore dhe përmirësimin e tregtisë ndërkufitare të mallrave.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të financave të dy vendeve, i prezantuan sistemet informatike që përdoren në punët doganore - Sistemin për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës, Mjedisi i integruar tarifor - TARIM dhe zhvillimi i tyre me qëllim të vendosjes së ndërlidhjes dhe ndërveprimit me sistemet e Bashkimit Evropian. Ata folën edhe për integrimin rajonal dhe shkëmbimin elektronik të dokumenteve ndërkufitare.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
7
7
8
8
9
9
10
10
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10