Në takim u trajtuan disa tema me interes të përbashkët të dy institucioneve. U theksua se ndërlidhja dhe përdorimi i regjistrave dhe bazave të të dhënave ndërmjet organeve dhe institucioneve shtetërore është vendimtar për kryerjen efikase të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe subjekteve afariste. Të pranishmit në takim diskutuan për aktivitetet e mëtejshme në lidhje me integrimin e Drejtorisë së doganave me Regjistrin Kombëtar të Qytetarëve dhe futjen e një IDidentifikuesi të përbashkët për individët, për vendosjen e bazës qendrore të të dhënave të regjistrave kombëtarë, por edhe sfidat që lidhen me reformat dhe stafit të administratës publike.
Të pranishmit shprehën përkushtimin për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë, me qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve dixhitale për operatorët ekonomikë dhepër qytetarët