Drejtoriae Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim me Zyrën për Çështje Ekonomike dheTregtare të Ambasadës Greke në Shkup, sot mbajti punëtori për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe doganor në kohë krize.

Në punëtorinë dedikuar përfaqësuesve të sektorit të biznesit dhe pjesëmarrësve të tregtisë ndërkufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, si dhe vendeve të rajonit, fjalim mbajtën zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi, drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të Republikës të Maqedonisë së Veriut, m-r Slavica Kutirov dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave të Republikës së Greqisë, Konstantidos Murtidis.

Drejtoresha Kutirov, në fjalimin e saj theksoi se në vitin 2021 Drejtoria e doganave së bashku me institucionet tjera ka punuar në zbutjen e pasojave të pandemisë COVID-19, duke marrë masa për lehtësimin e transportit të mallrave dhe lehtësimin e punës së kompanive. Ajo vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e shkëlqyer me Drejtorine eDoganave Greke në nivele të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me Drejtorin e Përgjithshëm Konstantinos Murtidis. Vendkalimi Bogorodicë-Evzoni është një pikë kufitare kyçe në Korridorin 10 Pan-Evropian, që është korridori kryesor që lidh Greqinë me BE-në, përveç faktit që të dy vendet dhe Serbia janë pjesë e sistemit të kompjuterizuar të transitit, ne po punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tashmë në  drejtim të zgjerimit të Korridoreve të Gjelbërta që tashmë funksionojnë mes vendeve të rajonit.

Gjatë punëtorisë u diskutuan mundësitë e reja për tregti dhe investime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë për lehtësimin e tregtisë në kohë krize përmes dixhitalizimit të proceseve, gjegjësisht uljes së kostove dhe tërheqjes së investimeve të reja, si mund t'i ndihmojë Dogana tregtarët dhe investitorët përmes procedurave të thjeshtuara doganore, zhdoganimi vendor, koncepti i Operatorit Ekonomik të Autorizuar, si dhe rregullat e reja lehtësuese të origjinës dhe dixhitalizimit të mëtejshëm.

 

1-1
1-1
2-2
2-2
3-3
3-3
4-4
4-4
5-5
5-5
6-6
6-6
7-7
7-7
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7