Përfaqësuesit e Drejtorisë së Doganave në pikën e kalimit kufitar Tabanoc-Preshevë morën pjesë në takimin e organizuar në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë brenda nismës Ballkani i Hapur.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të inspektorateve fitosanitare dhe veterinare si dhe përfaqësues të shërbimeve kufitare doganore dhe policore.

Përfaqësuesit e pranishëm nga të dyja vendet theksuan se nisma e Ballkanit të Hapur dhe vënia në përdorim të shiritave të gjelbër, përshpejtojnë ndjeshëm qarkullimin e mallrave dhe kohën e nevojshme për të gjithë procesin e inspektimit që është shkurtuar nga 3 në 15 minuta.

Në takimin e punës është diskutuar edhe për mundësitë për reduktimin e mëtejshëm të kohës tashmë të reduktuar të pritjes në pikat kufitare, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e të dhënave të të gjitha shërbimeve të përfshira në procedurat doganore.

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3