Sot në Shkup është mbajtur ceremonia përmbyllëse e trajnimit njëjavor nën patronatin e Programit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS), me qëllim të avancimit të njohurive dhe aftësive të nëpunësve doganor në luftën kundër përhapjes dhe parandalimit të tregtisë së paligjshme.

Pjesëmarrës në trajnim ishin nëpunës doganor nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Gjatë trajnimit, nëpunësit doganor nga të tre vendet patën mundësinë të njihen me analizën e rasteve dhe temave specifike për monitorimin e sjelljeve joverbale dhe teknikat e intervistimit në zbulimin e rasteve të tregtisë së paligjshme.

Në ceremoninë përmbyllëse të trajnimit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, shkëlqesia e saj, Kate Marie Burns dhe drejtoresha e Drejtorisë së Doganave, Sllavica Kutirov, e cila theksoi mbështetjen e deritanishme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme në vazhdimësi, në të gjitha fushat e operimit doganor, mbështet Drejtorinë e Doganave në zbatimin e suksesshëm të projekteve të reja dhe teknikat e fituara do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së tyre në kryerjen e detyrave dhe do të çojnë në parandalimin e suksesshëm të të gjitha formave të krimit të organizuar dhe trafikimit të paligjshëm.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5