Në Ohër ka filluar sot Konferenca Rajonale treditore për përmirësimin e sigurisë kufitare, e organizuar nga Misioni i OSBE-së (Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian) dhe UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin), me pjesëmarrjen e drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të autoriteteve doganore dhe kufitare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të shërbimeve doganore dhe policore të Republikës së Greqisë.

Në konferencë fjalim të sajin pati edhe drejtoresha  Sllavica Kutirov, zëvendësdrejtori i Byrosë për Siguri Publike Arif Asani, si dhe përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin.

Qëllimi kryesor i Konferencës Rajonale është përmirësimi i sigurisë kufitare duke forcuar kapacitetet e autoriteteve kufitare në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalimin e aj, drejtoresha Kutirov iu referua bashkëpunimit profesional dhe mbështetjes që kemi nga Misioni i OSBE-së dhe Zyrën e UNODC-së, me të cilat në mënyrë aktive realizojmë disa projekte, si dhe për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet drejtorive të doganave në rajon, policisë dhe prokuririsë. Ajo informoi edhe për gjendjen e aktivitetit për themelimin e grupit të posaçëm ndërinstitucional në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.

Në dy ditët e ardhshme, tema e diskutimit në Konferencën Rajonale do të jetë sfidat në sigurinë kufitare, si dhe projektet e ardhshme që synojnë të mbështesin veprimet efektive dhe të koordinuara për zbulimin e tregtisë së paligjshme dhe forcimin e kapaciteteve të autoriteteve kufitare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
7
7
8
8
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8