Sot, Programi i USAID-it për zhvillim ekonomik, menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve (EDGE), në bashkëpunim me Drejtorinë e doganës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuan punëtori për mirëkuptim dhe zbatim të rregullave preferenciale për origjinën e mallrave - në përputhje me Konventën PAM, Bregzit dhe rregullat e reja preferenciale tranzicionale për origjinë.
Përveç përfaqësuesve të USAID-it, CEFTA-s, Drejtoria e Doganës, punëtorinë e ndjekën më shumë se 150 pjesëmarrës, përfaqësues të kompanive.
Punëtoria është e para nga seria e ngjarjeve të organizuara nga Programi i USAID-it për zhvillim ekonomik menaxhim dhe rritje të ndërmarrjeve, në anëtarësimin e CEFTA-s si pjesë e mbështetjes së procesit të zbatimit të rregullave të origjinës së rishikuar. Qëllimi i kësaj puntorie është të lehtësojë procesin e aplikimit të rregullave të rishikuara të origjinës duke rritur nivelin e ndërgjegjësimit të kompanive për ndryshimet specifike që sjellin rregullat e reja të thjeshtuara për përcaktimin e origjinës preferenciale, përfitimet që ato sjellin për sektorin privat si dhe mënyrën e zbatimit praktik të tyre.
Drejtoresha e Drejtorisë së doganave, m-r Sllavica Kutirov,kishte nderin me fjalim përshëndetës të hapë këtë punëtori, duke theksuar se përkundër aktiviteteve të shumta që Drejtoria e doganave I zbaton për momentin, në kuadër të prioriteteve strategjike për lehtësimin e tregtisë dhe mbrojtjen e shoqërisë dhe interesat shtetërore, gjithashtu përpiqet të mbështesë dhe sigurojë zinxhirin e furnizimit rajonal dhe global. Një nga përgjigjet e mundshme ndaj sfidave është mirkuptimi dhe zbatimi i rregullave preferenciale të origjinës së mallrave, si dhe integrimi i tyre për t'i zbatuar ato në mënyrë të unifikuar. Drejtoresha shprehu mbështetjen për mbajtjen e sa më shumë punëtorive të këtij lloji si një nga mënyrat më të mira për të kuptuar më mirë këtë temë komplekse dhe zbatimin e duhur të rregullave të origjinës.