Sot dhe nesër, në Beograd, drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së soganave m-r Sllavica Kutirov, merr pjesë në takimin e dytë të Komitetit drejtues të projektit të UNODC-së (Zyra e Kombeve të bashkuara për drogën dhe krimin) dhe Bashkimit Evropian për promovimin e sundimi i ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes masave të synuara të kontrollit kufitar në aeroportet në Ballkanin perëndimor dhe Evropën juglindore.

Në këtë takim marrin pjesë zyrtarë të lartë të Zyrës për krimin dhe drogën pranë Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, si dhe drejtorë të Doganave dhe Policisë kufitare të vendeve të rajonit.

Një pjesë e temave të diskutuara në takim është edhe themelimi i grupit të posaçëm ndërinstitucional në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, i cili me kompetenca të veçanta do të fillojë me punë muajin e ardhshëm. Qëllimi i këtij grupi dhe aktiviteteve të ndërmarra nga UNODC në bashkëpunim me OBT-në, Interpol dhe BE-në, është të forcojë kapacitetet e autoriteteve kufitare në vendet e Ballkanit perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar, duke mbështetur veprime efektive dhe të koordinuara për të zbuluar tregtinë e ilegale.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5