Drejtoria e doganave në vazhdimësi është duke punuar në modernizimin e infrastrukturës në pikat kufitare. Në periudhën e ardhshme, një nga prioritetet është rindërtimi i pikës kufitare Deve Bair, e cila synon modernizimin dhe ofrimin e funksionalitetit dhe kushteve më të mëdha për qarkullim të përshpejtuar të mallrave dhe udhëtarëve përmes pikës kufitare që lidh dy vendet, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë.
Rindërtimi po zbatohet në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, dhe përfshin:
- Projektimin dhe ndërtimin e dy korsive shtesë të komunikacionit në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Rikonstruksionin e plotë të sipërfaqeve asfaltike të gjithë zonës kufitare dhe zonës ndërkufitare
- Rikonstruksionin e plotë të rrugës hyrëse në terminalin doganor, duke përfshirë punën në kushte dimërore
- Rikonstruksionin e plotë të godinës administrative të doganave dhe policisë
- Rikonstruksionin dhe zgjerimin e plotë të mbulesave në hyrje dhe dalje
- Rindërtimin ose ndërtimin e një impianti të ri trajtimi në vendndodhjen ekzistuese
- Rikonstruksionin e të gjithë ndriçimit të pikës kufitare dhe terminalit doganor
Për momentin janë duke u zhvilluar aktivitetet për përgatitjen e dokumentacionit të projektit, pas së cilës duhet të fillojë rikonstruksioni i cili pritet të përfundojë gjatë vitit 2024.