Dje në pikën e kalimit Tabanoc në një autobus gjatë largimit nga vendi, inspektorët doganor të ekipeve mobile pranë Drejtorisë së doganave në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Seksionit të policisë kriminalistike pranë MPB-së, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të rreth 2 kg lëndë narkotike heroinë me vlerë rreth 25.000 euro.

Më saktësisht, më date 02.02.2022, në pikën e kalimit kufitar Tabanoc, në orët e pasdites, një autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë, i cili qarkullonte në itinerarin e rregullt Dibër – Kopër, gjatë daljes nga vendi është paraqitur autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të autobusit, në vendin për bagazh personal sipër ulëseve të pasagjerëve, është gjetur materie pluhur - heroinë me peshë rreth 2 kg, e fshehur ne pako për produkte ushqimore.

 Droga e sekuestruar së bashku me të gjithë dokumentacionin i është dorëzuar Seksionit të policisë kriminalistike - Sektorit për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme për veprime të mëtejme.

 

    

 

1030220221
2030220222
3020320223
4030220224
5030220225
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5