Sot, zyrtarë e policisë nga Seksioni për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz - Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet doganore të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurorinë publike të Turqisë dhe SELEK (Qendra për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore) realizuan një aksion ndërkombëtar në të cilin në aeroportin e Shkupit u konfiskuan mbi një ton prekurzorë për fitimin e stimuluesve të llojit amfetaminikë, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekurzorëve.

Prekurzori është blerë nga shtetas të Maqedonisë nga disa persona nga Kina, i cili përmes Turqisë ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, me destinacion të fundit në vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim për të prodhuar më tej drogë sintetike amfetaminë dhe metamfetaminë. Vlerësimi i parë është se nga sasia e prokurimit të prekurzorit është dashur të prodhohet amphetamine që kap vlerën mbi 50 milionë euro.

 Në aksionin janë privuar nga liria dy persona si pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar, ndërsa po merren masa dhe aktivitete për arrestimin e personave të tjerë.

    

 

03022022aerodrom
03022022aerodrom1
03022022aerodrom2
03022022aerodrom4
nasolv03022022aerodrom
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5