Sot në ambientet e Drejtorisë së doganave është mbajtur takimi i parë për Projektin e ri për implementimin e platformës SEED+ (Systematic Electronic Exchange +) për shkëmbim sistematik të të dhënave, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka karakter rajonal dhe si organ kontraktor për zbatimin e tij është Sekretariati i CEFTA-s dhe Dogana e Italisë. Drejtoria doganore si anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) është e përfshirë në implementimin e saj.

Në takimin, i cili u organizua në format hibrid, përveç grupit punues për realizimin e këtij projekti të formuar në kuadër të Drejtorisë doganore morën pjesë edhe personat përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e projektit, përfaqësues të shërbimeve inspektuese fito dhe veterinare, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Agjencia për barna. Aksent kryesor u vu në vendosjen e bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet institucioneve shtetërore të shërbimeve fito dhe veterinare nga vendet e rajonit të CEFTA-s në përgatitjen e pilot projektit për ndërlidhje elektronike mbi parimin e bazuar në përvojat e vendeve anëtare të BE-së. Drejtoria doganore, si institucion kyç, i bashkon të gjitha shërbimet e inspektimit kufitar në kuadër të procedurave doganore për kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave në vend, kështu që sinkronizimi dhe kontrolli i shpejtë i tyre janë kyç për të mundësuar qarkullimin e shpejtë të mallrave dhe shërbimeve për operatorët ekonomik.

Projekti për inplementimin e SEED + do të thjeshtësojë procesin e inspektimit dhe do të reduktojë formalitetet në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet departamenteve të ndryshme gjatë  transportit të  mallrave, gjë që do të zvogëloj më tej kohën e pritjes në vendkalime dhe do të lejojë kosto më të ulëta për pjesëmarrësit në tregtinë ndërkufitare.

.

    

    

seed sostanok 1
seed sostanok 3
Previous Next Play Pause
1 2