Dje dhe sot u mbajt mbledhje pune online për Sistemin me një ndalesë dhe Shkëmbimin e të Dhënave në të cilën morën pjesë përfaqësues të shërbimeve doganore, komunitetit të biznesit, agjencive dhe institucioneve të përfshira në procedurat doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbledhja punës u organizua nga Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNECE (Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë).  Pjesmarës në mbledhjen   ishin edhe zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian, Banka Botërore, CEFTA dhe partnerë të tjerë.

Në mbledhjen, përfaqësuesit e administratave Doganore  të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë prezantuan konceptet për zhvillimin e Sistemit të rri me një ndalesë.  Progresi në zbatimin e sistemit me një ndalesë në Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, me theks të veçantë në zhvillimin e modelit të të dhënave u prezantua nga një përfaqësues i Komisionit Evropian.  Pjesëmarrësit e puntorisë nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, Komisioni Evropian, Komuniteti i Transportit, si dhe përfaqësues të Qendrës për lehtësimin e tregtisë dhe E-Biznesit të KB (UN/CEFACT) prezantuan standardet për dixhitalizimin e transportit multimodal rrjedhat e të dhënave dhe standardet ndërkombëtare për shkëmbimin e dokumenteve.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave,  znj.Sllavica Kutirov, në fjalimin e saj përshëndetës theksoi se Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrëse aktive në Projektin për Lehtësimin e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor, financuar nga kredia e Bankës Botërore, me mbështetjen e plotë të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).  Një nga komponentët që realizohen në kuadër të këtij projekti është zbatimi i sistemit të ri me një ndalesë.  Pritshmëritë e sistemit me një ndalesë  janë t'u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të Doganës, agjencive dhe shërbimeve inspektuese që marrin pjesë në procedurën doganore, si dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që të lehtësohet dhe përshpejtohet më tej tregtia ndërkufitare dhe pajtueshmërinë me rregulloret dhe standardet në shtetet anëtare të  BE-së.

Në puntorinë fjalim kishte dhe znj. Elizabeth Tuerk, Drejtoreshë e UNECE, e cila iu referua aktiviteteve të ndërmarra për lehtësimin e tregtisë ndërkufitare.  Gjithashtu zonja Tuerk theksoi se Drejtoria e doganave të  Republikës së Maqedonisë së Veriut është e para në rajon dhe e dyta nga institucionet në vendet në Evropë që kanë futur sistemin me një ndalesë në punën e tyre, i cili ka rëndësi të madhe për lehtësimin e tregtisë.

NSW rabotilnaca naslovna
NSWabotilnica127012022
NSWprezentacii27012022
NSWrabotilnica227012022
NSWrabotilnicaprezentacii270220226
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5