Drejtoria e doganave në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation - IFC), në datat 17-18.01.2022 dhe 25.01.-02.02.2022 do të kryejë Studim për matjen e kohës për  procedurat  doganore (TRS). Studimi do të përdorë metodologjinë e Organizatës Botërore të Doganave.

Studimi për matjen e kohës do të bëhet në vendkalimet kufitare Tabanovcë, Qafë Thanë dhe Bogorodicë dhe në njësinë doganore Shkup 3.  Këto së bashku mbulojnë rreth 60% të gjithë shkëmbimit tregtar të mallrave që hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Studimi për matjen e kohës së doganimit(TRS) ofron informacione të besueshëm dhe të verifikuara për kohën që u nevojitet agjencive kufitare për të përpunuar dhe siguruar lejen e mallrave për transaksionet e importit, eksportit dhe tranzitit. Studimi përcakton kohën e nevojshme për të kryer në çdo hap procesin e doganimit ku përfshihen edhe kërkesat e doganave dhe institucioneve dhe agjencive të tjera përkatëse.

Kështu, studimi ofron një bazë objektive mbi të cilën ndikimet e reformës dhe modernizimit mund të maten dhe vlerësohen me kalimin e kohës: duke analizuar rezultatet e studimit të TRS, agjencitë qeveritare rregullatore të tregtisë mund të identifikojnë se kuparaqiten procedurat joefektive si dhe të zhvillohen strategji dhe plane se si të  thjeshtohen, harmonizohen dhe racionalizohen proceset në mënyrë që të reduktohen kostot dhe koha, dmth.Që të lehtësohet tregtia.

2
2
Previous Next Play Pause
1