Delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga drejtoresha m-r Sllavica Kutirov, sot (16.12.2021) mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Nënkomitetit për tregti, industri, dogana dhe tatime, pjesë e Komitetit për stabilizim dhe asocim, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

Gjatë takimit të Nënkomitetit në pjesën e doganave, drejtoresha e Drejtorisë së doganave theksoi se njohja e suksesit të dukshëm dhe rezultateve pozitive të Doganës në raportin e fundit për vendin, na motivojnë që të vazhdojmë të punojmë më shumë për të zhvilluar më tej kapacitetet e TI-së për lehtësimin e tregtisë. Drejtoresha Kutirov theksoi se modernizimi dhe reformimi i Doganës mbetet një angazhim strategjik dhe informoi për aktivitetet më të fundit për njohjen reciproke të certifikatave për Operator të autorizuar ekonomik (OAE) në rajonin e CEFTA-s.

Njëkohësisht, përmes një prezantimi konciz, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u njoftuan për ecurinë e reformave ndërmjet dy Nënkomiteteve. Ata u njoftuan edhe për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme që janë duke u ndërmarrë me qëllim të harmonizimit të mëtejmë të legjislacionit dhe forcimit institucional të Drejtorisë së doganave. Po merren masa për përballimin e krizës me COVID 19, si dhe aktivitetet në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Komisioni Evropian prezantoi gjithashtu risitë në tregtinë elektronike në nivel të BE-së.

 

1
1
2
2
Previous Next Play Pause
1 2