Në kuadër të Javës së Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore - CEFTA 2021, e cila zyrtarisht filloi dje në Shkup, sot (15 dhjetor 2021) mbahet një konferencë rajonale për forcimin e bashkëpunimit tregtar në Ballkanin Perëndimor/rajonin CEFTA, përmes vendosjes të kalimeve kufitare të përbashkëta dhe kontrolleve të përbashkëta. Konferenca organizohet nga USAID - EDGE, në partneritet me CEFTA, Komunitetin e Transportit, Grupin e Bankës Botërore dhe Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

Konferencën ,me fjalën e saj hyrëse, e hapi drejtoresha e Drejtorisë së doganave të Maqedonisë së Veriut, znj. Slavica Kutirov, e më pas të pranishmëve iu drejtua përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, z. Erik Janovski, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-sZ. Emir Xhikic,drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit , Z. Matej Zakonjshek dhe përfaqësuesja e Grupit të Bankës Botërore znj. Violin Conar - Lisi.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave, në fjalimin e saj theksoi se si pjesë e aktiviteteve në kuadër të CEFTA-s, Drejtoritë doganore kanë tendencë të përdorin mjetet dhe teknologjinë më të fundit, shkëmbimin elektronik ndërkufitar të informacionit, digjitalizimin dhe njohjen reciproke të dokumenteve, përfshirë edhe Menaxhimin ndërkufitar të e-tregtisë dhe mbështetja e konceptit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar në nivel dypalësh dhe rajonal. Ajo posaçërisht theksoi se kontrollet doganore të vendosura ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë në pikën kufitare më të frekuentuar Tabanovc - Preshevë japin rezultate pozitive, punohet  për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta edhe me Republikën e Shqipërisë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendet si dhe vendosjen e konceptit të njejtëedhe me Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrësit në konferencë përshëndetën përpjekjet e përbashkëta të deritanishme për lehtësimin e tregtisë ndërkufitare, të cilat do të ndihmojë komunitetin e biznesit në rajon, duke inkurajuar kështu sipërmarrjet dhe rritjen e shkallës së mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e CEFTA-s.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4