Drejtoria e doganave ka filluar me realizimin e Projektit për implementimin e sistemit të ri për video vëzhgim dhe njohje automatike të targave të automjeteve që kalojnë kufirin (CCTV dhe ANPR), i cili realizohet si komponent i Projektit për lehtësimin e tregtisë në Ballkanin perëndimor dhe financohet me një kredi nga Banka botërore.

Me aplikimin e pajisjeve të bazuara në teknologjitë moderne, në më shumë se 40 zyra doganore kufitare dhe të brendshme do të krijohet një sistem që do të mundësojë administrimin dhe monitorimin e centralizuar të bazuar në sinjale kthyese dhe alarme bazuar në rreziqet e paracaktuara dhe do të sigurojë integrimin e tyre me sistemin doganor të informacionit.

Sistemi do të jetë një mjet i rëndësishëm në forcimin e kompetencave për të luftuar tregtinë e paligjshme, kontrabandën dhe korrupsionin në zyrat doganore, para se gjithash në pikat e kalimeve kufitare. Integrimi me sistemet ekzistuese do të lejojë automatizim shtesë të proceseve të caktuara, dhe në këtë mënyrë do të përshpejtojë rrjedhën e punës.

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3