Në drejtim të bashkëpunimit të mirëfilltë ndërmjet Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Doganës së Koresë, u mbajt takim virtual për lansimin e Projektit i cili do të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve të Drejtorisë doganore, veçanërisht në fushën e e-tregtisë dhe njëkohësisht do të kontribuojë në vendosjen e një ekuilibri ndërmjet dërgesës së lehtësuar dhe të përshpejtuar dhe rritjes së mbledhjes së të ardhurave buxhetore nga ky lloj tregtie.

Projekti do të zbatohet gjatë viteve 2022-2023 dhe përfitim të rëndësishëm nga kjo do të kenë  sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në drejtim të aksesit më të gjerë deri tek tregjet e huaja me zvogëlimin e barrierave hyrëse dhe uljen e kostove operative.  Në vijim është përgatitja e studimit të fizibilitetit për nevojat  e Proektit, në drejtim të modernizimit të Doganës.

Në takim u theksua se me rëndësi të madhe është mbështetja që Drejtoria doganore do ta fitojë në fushën e e-tregtisë, e cila është në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm në mbarë botën, veçanërisht tani në kushtet e reja të krijuara nga kriza e koronës. Drejtoria doganore e Koresë së Jugut është e njohur gjerësisht për përparimet e saj teknologjike dhe çmimet e shumta në fushën e arritjeve elektronike.

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3