Sot është mbajtur mbledhja përfundimtare e punës në të cilën u prezantua dokumenti përfundimtar i Blueprint, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet Sistemi i ri kombëtar me një ndalesë në periudhën e ardhshme, i cili realizohet në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project – WBTTFP), financuar nga një hua e marrë nga Banka Botërore.

Në seminar morën pjesë anëtarë të Grupit të punës për NSW, i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së doganave, e cila është gjithashtu një institucion udhëheqës në zbatimin e projektit, së bashku me njëmbëdhjetë institucione të tjera qeveritare përgjegjëse për qarkullimin ndërkufitar të mallrave. Të pranishmëve iu drejtuan drejtoresha e Drejtorisë së doganave m-r Sllavica Kutirov, zëvendësdrejtori i Komitetit drejtues dhe Violan Konar Lesi, përfaqësuese e Korporatës financiare ndërkombëtare (IFC), organizatë që financoi përgatitjen e këtij dokumenti.

Blueprint përfshin fushat më të rëndësishme për ndërtimin e këtij sistemi kompleks, si kornizën ligjore, modelin e funksionimit, modelin e financimit, arkitekturën teknike dhe funksionale të vetë sistemit NSW, kompetencat e përdoruesit dhe planin e zbatimit.

Në periudhën e ardhshme pritet të fillojë faza e përpunimit së zgjidhjes softuerike.

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të krijojë një koncept të ri inovativ për lehtësimin e tregtisë, duke ofruar shërbime të reja për operatorët ekonomikë dhe kontrolle më efikase, duke zbatuar avancimet më të fundit teknologjike në tregtinë digjitale, me zbatimin e Sistemit të ri nacional me një ndalesë.

Realizimi i plotë i projektit dhe zbatimi i sistemit të ri me një ndalesë është planifikuar të realizohet në vitin 2024.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
7
7
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7