Programi për Kontroll të Eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS)  në Ambasadën Amerikane i ka dhuruar Drejtorisë Doganore pajisje për modernizimin dhe  përmirësimin e procesit të trajnimeve.

Pajisjet iu dorëzuan Drejtoreshës së Drejtorisë Doganore, Znj. Slavica Kutirov, nga ana e Znj. Mary Stickles, Këshilltare Rajonale për EXBS, për Rajonin dhe Bashkëpunëtorët e Ballkanit Perëndimor. Kjo pajisje, të cilën doganierët do ta përdorin  në trajnimin dhe ngritjen e tyre profesionale, do të kontribuojë në një luftë më efikase dhe efektive kundër krimit ndërkufitar dhe për të arritur rezultate më të mira në zbulimin dhe parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e kufijve.

Përveç pajisjeve, në takimin e punës, i cili u mbajt sot (21 tetor 2021) në zyret  e Drejtorisë Doganore, u rishikua bashkëpunimi aktual midis  Ambasadës Amerikane dhe Drejtorisë Doganore në kuadër të EXBS të krijuar që nga viti 2004.

Në vitet e fundit, përmes Programit EXBS,janë realizuar  trajnime të shumta (136 ngjarje) dhe shumë donacione të pajisjeve nga Ambasada Amerikane, e cila i ka siguruar Drejtorisë Doganore pajisje operative, e cila  përdoret në punën e përditshme të doganierëve , si mbështetje të punës së përgjithshme doganore dhe përmbushjes së obligimeve dhe zotimeve të Drejtorisë doganore.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4