Këtë vit, në raportin e Komisionit Evropian për të arriturat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e doganave është përfshirë në mesin e tre institucioneve më të vlerësuara sipas progresit të arritur dhe një niveli të lartë gatishmërie në përmbushjen e kritereve.

Të arritura të mëdha janë shënuar lidhur me konsolidimin, aplikimin dhe azhurnimin e vazhdueshëm të sistemeve të TI -së në Drejtorinë e doganave. Gjithashtu vërejtur progresi në zbatimin dhe promovimin e konceptit Operatori i autorizuar ekonomik (OAE), si dhe funksionalitetin e plotë dhe zbatimin operacional të punës pa letra përmes Sistemit elektronik për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës – SPDDDA. Korridoret e gjelbra janë krijuar në vendkalimin kryesor kufitar me vendet e CEFTA-s, duke siguruar një rrjedhë të qetë të mallrave me fillimin e krizës së shkaktuar nga KOVID-19.

Në periudhën e ardhshme, Drejtoria e doganave do të ketë një angazhim të vërtetë në fushën e konsolidimit dhe zbatimit të plotë të sistemeve ekzistuese të TI -së dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tyre dhe sigurimin e vazhdimësisë së biznesit, si dhe zbatimin e plotë të Protokollit 5 të CEFTA-s për të lehtësuar tregtinë duke zgjeruar zbatimin e plotë të Planit të veprimit të tregut të përbashkët rajonal.

Më shumë rreth Raportit dhe të arriturave të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të lexoni në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/north-macedonia-report-2021_en?fbclid=IwAR3dHxhpepLJ86Szto62ZsnAAo992IrQ0UefQxfLyHqSO5GVcQqRpZLAQf4