Drejtoria Doganore është miqësisht e orientuar dhe gjithmonë e hapur për takime ku drejtrëpërdrejtë do të ketë mundësi me komunitetin e biznesit t’i  diskutojnë pyetjet e hapura, si dhe propozimet për thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore.

E tillë ishte edhe ngjarja e sotshme "DITA E HAPUR ME DREJTORINË DOGANORE TË RMV" organizuar nga Shoqata e Dhomave të Tregtisë, ku zyrtarë të lartë të Drejtorisë Doganore përmes video lidhjes  iu përgjigjën pyetjeve të kompanive anëtare të Shoqatës  që është edhe qëllimi i ngjarjes – përmes diskutimit të hapur për të kaluar më lehtë sfidat e kompanive në kryerjen e aktiviteteve të tyre të biznesit.

Një nga qëllimet kryesore të punës sonë është dixhitalizimi dhe lehtësimi i tregtisë, edhe atë jo vetëm si një angazhim deklarativ, por përmes projekteve konkrete, masave dhe aktiviteteve  të kontribojmë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në përgjithësi në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Përparimi i Doganës duhet të shkojë paralelisht me përparimin dhe interesat e komunitetit të biznesit, kështu që ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i dëgjojmë kërkesat dhe nevojat e operatorëve ekonomikë dhe I përshëndesim këto lloj inicijativa të cilat mendojmë se duhet të mbahen sa më shpesh. 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3