Gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrollit të një automjeti, i paraqitur për dalje nga  Republika e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar  Bllacë, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë Operative përkohësisht konfiskuan 23,500.00 funta britanike.

Në dalje nga vendi, rreth orës 16:00, është paraqitur shtetas nga Britania e Madhe me iniciale B.O. si shofer i  automjetit, marka Nissan Navarra Sport. Për shkak të dyshimit, nga ana e doganierit është kryer  kontroll i automjetit dhe kontroll personal I udhëtarit, gjatë të cilit janë gjetur 32,200.00 funta britanike, të cilat nuk kanë qenë të deklaruara. Sipas Ligjit për punë me deviza personit i janë kthyer  8,700,00 funta, vlera e së cilave është 10,000,00 EUR.

Në bazë të Ligjit për punë me deviza, devizat dhe automjeti (në vlerë prej 222,206,00 denarë) u sekuestruan përkohësisht me Çertifikatë për sendet e sekuestruara përkohësisht, a kunder personit të paraqitur deri te Gjykata themelore Shkup do të bëhet kërkesë për ngritje të padisë për kundërvajtje.

 

131020211
131020212
Previous Next Play Pause
1 2