Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga drejtoresha znj. Slavica Kutirov sot realizoi vizitë pune në Drejtorine Doganore të Republikës së Kroacisë ku mbajti mbledhje me drejtorin gjeneral z. Mario Demiroviq. Gjatë vizitës, u konfirmua interesi i përbashkët për shkëmbimin e përvojave në fushën e zbatimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian (në pjesën e rregulloreve doganore dhe akcizave). Tema e takimit është edhe forcimi i bashkëpunimit me operatorët ekonomikë dhe aktivitete të tjera në fushën e punëve doganore, veçanërisht ato që Republika e Kroacisë i ka zbatuar në procesin e pranimit në BE.

Eksperiencat të cilat Dogana Kroate, si partneri ynë strategjik dhe bashkëpunëtor i ngushtë, i ndanë në fushën e prezantimit të një sistemi për ndjekjen e produkteve të akcizës është me rëndësi të veçantë për ngritjen e standardeve për punët doganore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3