Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, z.Muarem Asani sot realizoi një vizitë pune në vendkalimin kufitar Bllacë - Dega Doganore Shkup.

Njësia doganore "Bllacë" është njësi në  të cilën kompetencë është zbatimi i procedurës doganore në vendkalimin kufitar "Bllacë", edhe atë në dy departamentet: të pasagjerëve dhe të mallrave.

Gjatë vizitës, drejtuesi  i Doganës së Shkupit, ndihmësdrejtuesi dhe shefi i Njësisë doganore "Bllacë" e njoftuan zëvendësdrejtorin për aktivitetet dhe kapacitetet aktuale të këtij vendkalimi kufitar, i cili është gjithashtu një nga vendkalimet kufitare me qarkullim të lartë.

Zëvendësdrejtori Asani me këtë rast e theksoi angazhimin e tij për të qenë të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si pikë kryesore e listës prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se faktori njerëzor është kyç në ndërmarrjen dhe zbatimin e masave efektive kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës në vendkalimin kufitar "Bllacë", u realizua edhe një takim pune me komandirin e Policisë Kufitare "Bllacë", z. Besim Asani.

Në këtë takim u diskutua bashkëpunimi i suksesshëm i anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe punonjësve të Doganës në këtë vendkalim kufitar. 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4