Në organizim të NATO-s Qendra Euro-Atlantike për koordinim e përgjigjeve  gjatë fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) nga sot dhe për katër ditët e ardhshme, në zonën e Ohrit dhe Strugës po mbahet stërvitja e NATO-s.

Sipas skenarit të stërvitjes, do të zbatohen aktivitete që trajtojnë më shumë lëmi si fatkeqësitë elementare natyrore, krimi i organizuar, migrimi ilegal, shpëtimi dhe ndihma për qytetarët e cila përfaqëson  bazë të  shkëlqyer për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për ndërtimin e një qasjeje rajonale dhe strategji, me qëllim të kundërshtimit përkatës, eliminimin e akteve kriminale dhe marrjen e masave konkrete të veprimit.

Ditën e parë të stërvitjes morën pjesë përfaqësues të lartë të korrit diplomatik në vend.

Në stërvitje do të marrin pjesë pothuajse 700 përfaqësues nga 28 shtete anëtarë dhe partnerë  të NATO -s dhe disa organizata ndërkombëtare. Stërvitja do t ‘ju  mundësojë ekipeve për reagim të shpejtë në kriza, por edhe planifikuesve dhe vlerësuesve të zhvillojnë dhe praktikojnë aktivitete për kërkim dhe shpëtim në zonat urbane, por edhe në ujë dhe në male, pastaj ushtrime të ekipeve mjekësore për raste urgjente, por edhe aktivitete të ekipeve për zbulim dhe identifikim të agjentëve kimikë, biologjikë dhe radiologjikë, si dhe aktivitetet që lidhen me dezinformata. Në kuadër të stërvitjes do të organizohet  edhe VIP simpozium dy-ditor  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të NATO-s, të  vendeve anëtare të Aleancës, vendeve -partnere, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit joqeveritar.

Për Drejtorinë  Doganore, pjesëmarrja në stërvitje të këtij lloji është e një rëndësie të veçantë, e cila është një mundësi për të zhvilluar një ekspertizë të përbashkët dhe për të forcuar miqësitë me këto institucione në një nivel edhe më të thellë. 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4