Gjatë kontrollit të një autobusi të deklaruar për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, inspektorët doganorë të Seksionit për punë operative përkohësisht kanë mbajtur 100,000 franga zvicerane.

Në pikën e kalimit kufitar Deve Bair për dalje nga vendi është deklaruar një autobus me targa maqedonase të regjistrimit GV 7396 AD i transportuesit  Ekspres Turizam nga Gostivari, drejtuar nga personi H.O. shtetas i Republikës së Turqisë, që operon në linjë të rregullt Gostivar – Stamboll. Gjatë një kontrolli të detajuar dhe kontrollit personal të shoferit, 2 pako të padeklaruara të mbështjella me najlon të zi dhe shirit ngjitës që përmbanin 100,000 franga zvicerane u gjetën në xhepin e brendshëm të pantallonave të tij.

Devizat janë mbajtur përkohësisht me një Vërtetim për mjetet  të sekuestruara përkohësisht, ndërsa kundër personit  do të parashtrohet një kërkesë për fillimin e një procedure kundërvajtëse deri tek  Gjykata themelore në Kriva Pallankë.

 

   

1
3
4
Previous Next Play Pause
1 2 3