Në Raportin e këtij viti për klimën investuese në vend të Departamentit Amerikan të Shtetit, Drejtoria e Doganave vlerësohet lart në pjesën e digjitalizimit me krijimin e sistemeve elektronike, të cilët kontribuojnë në proceset e automatizuara të doganimit elektronik - proces ky që ju mundëson subjekteve afariste të ndjekin statusin e aplikacioneve të tyre dhe maksimalisht të zvogëlojnë mundësinë e korrupsionit. Në Raport theksohet se nuk ka asnjë politikë diskriminuese për eksport-import që prek investitorët e huaj dhe pothuajse 96 për qind e tregtisë së jashtme është e pakufizuar. 

Drejtoria e Doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontinuitet implementon sisteme të reja informatike në lidhje me zbatimin e procedurave doganore. Përmes proceseve elektronike, eliminohen gabimet e faktorit njeri dhe mundësitë për praktika korruptive, ndërsa qëllimi kryesor është të arrihet thjeshtimi dhe racionalizimi i të gjitha proceseve dhe procedurave doganore përmes implementimit të mjedisit elektronik dhe pa letra