Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, z.Muarrem Asani sot realizoi takim protokollar me z. Martin Kranih, Oficer doganor për lidhje i Republikës Federale të Gjermanisë, njëherësh përgjegjës për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë.

 

Gjatë vizitës së fundit në Drejtorinë e Doganave, z. Kranih prezantoi misionin dhe mundësitë e tij për bashkëpunim me shërbimin tonë doganor. Në ndërkohë, edhe njëherë konfirmoi bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e çështjeve doganore dhe njoftoi për një donacion të ri nga Gjermania për nevojat e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.