Sot në hapësirat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë sëVeriut, zëvendës drejtori i Drejtorisë Doganore, z. Muarem Asani, mbajti takim me zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, z. Sajmon Vudok, Oficer për lidhje të krimitfiskal për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

Takimi u inicua nga Ambasada Britanike në Shkup, si vazhdim i mbledhjes e cila u realizua në takimin e 6-të rajonal, joformal mes drejtorëve të Drejtorive Doganore të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Theks i veçantë iu dha bashkëpunimit të suksesshëm midis Doganave Maqedone dhe Britanike, në drejtim të luftës kundër korrupsionit, ekonomisë gri, si dhe parandalimi i qarkullimit të paautorizuar të mallërave, trafikimit të paligjshëm me drogë dhe narkotikëve të tjerë dhe formave tjera të kontrabandës.

Dy palët shprehën gadishmëri për të forcuar bashkëpunimin për çështje doganore dhe komunikim të vazhdueshëm reciprok në të gjitha nivelet.