Më 23 Mars 2021, Seksioni i hetimeve pranë Drejtorisë së doganave ka ngritur padi penale kundër një personi juridik me seli në Kriva Pallankë para Prokurorisë themelore publike në Kumanovë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale "Shmangia e pagesës së akcizës” e dënueshme sipas nenit 279-b të Kodit Penal.

Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar të importuar në një masë totale prej 56,799 kilogramëve, i cili më pas është lëshuar në treg në zonën e akcizës në një mënyrë të paligjshme, pa paguar akcizë në shumën totale prej 102,238,200 denarëve.

Në fakt, bëhet fjalë për pesë importe të duhanit në një lloj të tipit "Virginia" të realizuar nga personi juridik nga Kriva Pallanka, pas së cilës duhani i importuar, në vend që të përpunohej, u hodh në treg në mënyrë të paligjshme pa paguar akcizë.