Gjatë vizitës së sotme në Drejtorinë e doganave, atashetë rajonalë të doganave të Republikës së Francës, Z.Christophe Bergeon  dhe Z. Julien Autret, konfirmuan interesin për bashkëpunim dypalësh. Në bisedë me udhëheqësit e shërbimeve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll dhe hetime, u theksuan fushat në të cilat ka nevojë për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Kolegët nga Franca u njohën me organizimin e shërbimit tonë doganor dhe dëgjuan nevojat tona prioritare për ndihmë teknike dhe mbështetje në trajnimin profesional, veçanërisht me qëllim të prezantimit të metodave të reja moderne të kryerjes së kontrollit dhe hetimit të operacioneve të paligjshme.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave shprehën kënaqësinë për ndihmën teknike dhe eksperte të siguruar nga Republika e Francës dhe Shërbimi i saj doganor për një kohë të gjatë. Në takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët të dy shërbimeve, në mënyrë që të arrihet suksesi më i madh në kryerjen e misionit të Drejtorisë së doganave. 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3