Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Sugareski, sot bëri një vizitë pune në pikën e kalimit kufitar të Bllacës, ku kishte rastin të takohej me administratorin e Degës doganore të Shkupit, shefin dhe nëpunësit doganor të zyrës doganore Bllacë.

Drejtori e përdori vizitën për t'u informuar se si shkon dita e parë e masave të reja (ndalimi i lëvizjes në periudhën nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit) të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t'u marrë me menaxhimin e situatës me koronavirusin dhe ka shprehur mbështetje për nëpunësit doganorë në të kaluarën, në kohë të kushteve të vështira, ata kanë treguar një nivel jashtëzakonisht të lartë të përkushtimit dhe profesionalizmit.

Gjatë vizitës së punës, administratori i Degës doganore të Shkupit dhe shefi i Zyrës doganore Bllacë, e informuan drejtorin për aktivitetet aktuale dhe kapacitetet e këtij vendkalimi kufitar, i cili është gjithashtu një nga pikat më frekuente të kufirit.

Gjatë vizitës së nëpunësve doganor, Drejtori Sugareski theksoi përkushtimin e tij për tu përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, një pikë që është në listën prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se faktori njerëzor është thelbësor në ndërmarrjen dhe zbatimin e masave efektive anti-korrupsion.

 

2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5