Me ftesë të drejtorit Sugareski, sot Drejtorinë e doganave e vizitoi Prokurori publik Lubomir Joveski. Takimi diskutoi thellimin e përpjekjeve të përbashkëta për hetimin dhe ndjekjen penale, ndërtimin e kapaciteteve dhe koordinimin e autoriteteve kompetente.

Theksi u vu në intensifikimin e bashkëpunimit midis Prokurorisë publike dhe Drejtorisë së doganave përmes vendosjes së një linje të përbashkët anti-korrupsion dhe vendosmërisë së ndërsjellë për të përmirësuar efikasitetin e sistemit anti-krim.

Drejtori Sugareski theksoi se Drejtoria e doganave, si organ brenda Ministrisë së financave, përveç elementit fiskal të mbledhjes së taksave, pa dyshim që ka një rol të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.