Në pikën e kalimit kufitar gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së veriut me një automjet transporti me targa regjistrimi të Shkupit, është bërë një kontroll i detajuar i automjetit nga nëpunësit doganor të Seksionit për punë operative. Në automjet, në paletën e anës së djathtë janë gjetur 6 kuti kartoni me ilaçe të ndryshme edhe atë:

  • 119 paketime Lyo-cortin plugur dhe tretësirë 100мg,
  • 50 paketime depakine 200 mg
  • 65 paketime cytotec 200mg
  • 30 paketime arcoxil 90mg
  • 30 paketime neurontin 300mg
  • 200 paketime krem butavate 30gr
  • 20 paketime deca durabolin 50 mg,
  • 50 paketime vermox 100mg
  • 44 paketime aldactone 100mg
  • 30 paketime plaguenil 200mg
  • 50 paketime ditropan 5mg
  • 50 paketime neurobion dhe
  • 6 kuti (42 ampula) prolutex 25mg.

Malli, me vlerë totale prej 233.500,00 denarëve, është sekuestruar përkohësisht me Vërtetim për mall të sekuestruar përkohësisht, ndërsa dokumentacioni i plotë është dorëzuar te Seksioni për hetime për veprime dhe procedime të mëtejme.

Drejtoria e doganave vazhdon që të punoj në funksion të qytetarëve, të kujdeset për sigurinë dhe e tyre dhe stabilitetin e buxhetit. 

 

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4