Gjatë muajit të kaluar, nëpunësit doganor kanë zbuluar më shumë tentativa për kontrabandim të mallit, ku dhe përkohësisht janë mbajtur cigare, deviza, vegla, falsifikime dhe mall tjetër.

Përkohësisht janë mbajtur:

Deviza

- 7.000 euro, zbulohen gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Maqedonisë drejtuar nga një shtetas maqedonas, gjatë dajles nga vendi në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Në valixhen e shoferit, vendosur mes dy sediljeve të kabinës së kamionit, janë gjetur 9.000 euro për të cilat nuk ka poseduar dokument origjine. Mbështetur me dispozitat ligjore shoferit i janë kthyer 2.000 euro, shumë që rezidenti mundet lirisht ta nxjerrë nga shteti, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është inicuar procedurë kundërvajtëse.

Cigare

- 58 steka cigare Marlboro pa pulla akcite, zbulohen në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixheve të një shtetasi të Maqedonisë që ka pasur për qëllim të fluturoj për Luton. Cigaret e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtarit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Vegla

- 84 sete dhe 48 copë vegla dore dhe pjesë për to (sharra, danë, vida, kaçavida, furrça, mprehës për burgi, thika për sharra dhe burgi) dhe 68 copë veshje për fëmjë (fustana dhe bluza) zbulohen nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një furgoni bullgar, drejtuar nga një shtetas maqedonas gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Produktet e padeklaruara janë gjetur në një valixhe të madhenë bagazhin e furgonit, për të cilën shoferi ka pohuar se nuk është e tija dhe se është dashur ta transportoj në Maqedoninë e Veriut. Produktet janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë e kundërvajtjes.

34 copë vegla të ndryshme (vida baterie, sharrë rrethore, shpuese elektrike, bormashina) zbulohen nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një furgoni me targa maqedonase në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë.

Veglat e padeklaruara janë gjetur në valixhe në bagazhin e automjetit dhe përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Herbicide dhe antipasta

17 litra herbicide SERASTAR dhe BUCKSTAR dhe rreth 17 kilogramë (24 kavanoza) antipasta në mjaltë, zbulohen gjatë kontrollit të një kamioni maqedonase destinuar për një importues nga Çekia, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklaruara janë gjetur në ulësen dhe arkën për vegla në kabinën e kamionit. I njëjti mall është mbajtur, ndërsa kundër shoferit, shtetas maqedonase do të inicohet procedurë përkatëse. 

Automjet

një automjet Јееp Cherokee, zbulohet nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një automjeti me rimorkio maune, drejtuar nga një shtetas maqedonas, në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë. Automjeti i ngarkuar në rimorkio nuk kishte targa, por dokumentet e bashkangjitura treguan se ai kishte një licencë trafiku zviceran, i çregjistruar në janar 2020. Për shkak se shoferi nuk kishte dokumente për detyrime doganore të paguara, automjeti u ndalua përkohësisht, dhe kundër shoferit do të fillohet një procedurë për kundërvajtje.

Mallra të dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale

- 349 palë atlete, 6 komplete veshje sportive dhe 2 palë tuta me marka tregtare, të zbuluara gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Greqia, të destinuara për importues në Gjevgjeli, të deklaruara për zhdoganim të importit në Zyrën Doganore Gjevgjeli. Për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ato janë ndaluar përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore, do të fillohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

Alat 2, mobilna
Alat 2, mobilna
Cigari, Aerodrom Skopje
Cigari, Aerodrom Skopje
Herbicidi, apetisani,Bogorodica
Herbicidi, apetisani,Bogorodica
Vozilo, mobilna
Vozilo, mobilna
Previous Next Play Pause
1 2 3 4