Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave do të marrin pjesë aktive në konferencën virtuale New World Model (NWM) e organizuar nga Organizata Botërore e Zonave të Lira.

Duke pasur parasysh që bota jonë ka ndryshuar në mënyrë drastike në muajt e fundit dhe nocioni i funksionimit normal ka ndryshuar plotësisht si institucion, ne bashkohemi me pjesën tjetër të botës për të gjetur një mënyrë më të shpejtë për t'u përshtatur me situatën e re.

Organizata Botërore e Zonave të Lira (World FZO) do të mirëpres New World Model (NWM) - konferencën virtuale mbi "E ardhmja e industrisë".

Fokusi i konferencës është në modelet e reja të biznesit me të cilat do të përballen institucionet dhe kompanitë si rezultat i pandemisë me Covid19.

Në konferencë, e cila do të zgjasë nga data 15.09.2020 deri në 17.09.2020, do të marrin pjesë ekspertë kryesorë nga më shumë se dhjetë sektorë kryesorë në industri. Përmes diskutimeve dinamike, intervistave të regjistruara, uebinarëve të drejtpërdrejtë dhe prezantimeve në internet, ata do të flasin për gjetjen e zgjidhjeve dhe mënyrën e qasjes ndaj ndryshimeve aktuale dhe kërcënimeve ndaj industrisë, të cilat do të na ndihmojnë të hartojmë vetë udhërrëfyesin tonë për rimëkëmbjen e qëndrueshme.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje, vizitoni https://www.worldfzo.org/new-world-model

Për t'u regjistruar direkt dhe për të marrë hyrjen falas në këtë konferencë, klikoni këtu: https://www.cognitoforms.com/WorldFreeZonesOrganization1/WorldFZOVirtualConference1517September2020