Drejtoria Doganore me qëllim të përgatitjes së komunitetit të biznesit për të punuar me sistemin e ri për përpunimin e deklaratave doganore, organizon trajnime për kryerjen e një procedure të eksportit me aplikimin e CDEPS.
Trajnimi do të mbahet më 30 maj 2019 (të enjten) në amfiteatrin e Drejtorisë Doganore (objekti i vjetër, Lazar Lichenoski Nr. 13) duke filluar nga ora 10:00.
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar në procedurën e eksportit duhet të marrin pjesë në trajnim.
Me respekt,
Drejtoria Doganore