Me rastin e 14 prillit, ditës së Doganës, fëmijët e SOS fshatit vizituan Drejtorinë e doganave, ku u pritën nga nikoqiri, zv/drejtori Irfan Buçi.
Ata kishin mundësinë të njoftohen me punën e doganës, vizituan sistemin kujdestar të doganës, muzeun e doganës si dhe morrën pjesë në ushtrimin praktik për zbulimin e drogës përmes qenit të doganës. Përveç kësaj, fëmijët vizituan edhe Aeroportin e Shkupit, ku u pritën nga shefja e njësisë doganore-Aeroport, Aleksandra Ilievska. Gjithashtu, ata morrën pjesë edhe gjatë kontrollimit të udhëtarëve, ku u njoftuan me të drejtat dhe obligimet e udhëtarëve gjatë kalimit të kufirit.