Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa  përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar  devize, stoli argjendi,  pajisje për sherbim të autove, pajisje saldimi, autopjesë, mjete, cigare, kafe në kokërr, mallra teknike, veshmbathje, kozmetikë, municione për pistoleta me gaz, shtesa ushqimore dhe falsifikime.

U konfiskua malli në vijim:

Devize dhe stoli argjendi

- 7.400 euro janë zbuluar  në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Maqedonisë i cili kishte për qëllim të udhëtoj me fluturuim për në  Lubljanë. Në portofolin e udhëtarit u gjetën 9,400 euro për të cilat ai nuk posedonte  dokument për origjinë. Sipas rregulloreve, udhëtarit i  janë kthyer 2000 euro, një shumë që një banor lirisht mund të marrë jashtë vendit, a kundër udhëtarit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

- 7.300 euro, janë  zbuluar gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Maqedonisë i cili me automjet bullgar  është paraqitur për dalje nga vendi  në vendkalimin kufitar Tabanovc -autostradë. Në çantë dore të shoferit,janë gjetur 9,300 euro për të cilat  nuk posedonte  dokument për origjinë. Sipas rregulloreve shoferit i janë  kthyer 2000 euro, një shumë që një banor lirisht mund të marrë jashtë vendit, a kundër të njejtit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

- 209 copë stoli argjendi (zinxhirë, allkë dore, vathë dhe unaza) me një peshë të përgjithshme prej 2.150 gram, janë zbuluar gjatë kontrollit të  një autobusi me targa të Maqedonisë që qarkullonte  në linje të rregullt  Stamboll - Ohër, I paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Stolit e padeklaruara janë  gjetur në brendësin e jastëkut të  gjetur në ulësen në  autobus në të cilën ishte ulur një shtetas i Maqedonisë, I cili udhëtonte  me autobusin. Stolit përkohësisht janë konfiskuar, a kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Pajisje për auto, pjesë të automjeteve, vegla elektrike dhe pajisje saldimi

- 1 set tester  dhe pastrues për pipëzat e bezinës të automjeteve, 1 setprej valvula inoks të  montuar me vidha dhe rondele, 1 pistoletë saldimi,  25 kg tel saldimi, 38 bërryla çeliku dhe 1 turbinë e perdorur  për kamion,janë  zbuluara në tri raste të ndara gjatë kontrollit të dy automjeteve dhe një kamioni, të  paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- autostradë.

Në rastin e parë, në kabinën e një tërheqësi I cili ishte i ngarkuar në kamion, I drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, u gjet 1 set tester dhe pastrues për pipëzat e bezinës të automjeteve.

Në rastin e dytë, në vendkalimin  kufitar është paraqitur një shtetas i Maqedonisë,I cili drejtonte një  makinë zvicerane me rimorkio, i ngarkuar me mallra për të cilat ka paraqitur  dokumente  transite ndërkombëtar  dhe foto nga të njëjtat.  Shoferi ka deklaruar se  nuk ka asgjë tjetër për të paraqitur  për kontroll doganor, por gjatë kontrollit të makinës, në bagazhin janë gjetur 1 set valvula inoks  të montuar me vidha dhe rondele,  1 armë saldimi, 25 kg tel për  Saldim dhe 38 copë gjunjë të çelikut.

Në rastin e tretë, pas ulëses së shoferit  të automjetit  të Serbisë i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, u gjet 1 turbinë e përdorur për kamion e markës BORGWARNER.

Në të tri rastet, mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër personave  do të ngrihet procedurat e duhura.

- 80 goma të përdorura të makinave dhe 39 mjete të ndryshme të përdorura, janë zbuluar në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një dërgesë me goma të përdorura  nga një dërgues nga Zvicra, i dedikuar për një importues nga Shkupi, i paraqitur  për doganim importues në njësin Doganore Shkupi 3, janë gjetur  80 goma të përdorura të automjeteve që nuk ishin mbuluar nga dokumentet doganore.

Gomat e padeklaruara janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër  importuesit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje .

Në rastin e dytë, në pjesën për paleta dhe në kabinën e kamionit të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- autostradë, janë gjetur 39 copa  mjete të ndryshme  të përdorura  (vegla motorike dhe elektrike,qarkore, stërvitje,mprehëse dhe tjera). Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.

Cigare dhe kafe në kokërr

- 82 steka cigare Ome, Slims Karelia, Stuyvesant, Marlboro, pa pulla të akcizës dhe 1.200 gram duhan të markës George Kareliaz, janë  zbuluar në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, gjatë kontrollit të një makine greke, drejtuar nga një shtetas grek, I paraqitur për  hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruar të gjetura në boshllëqetfabrikore në dyert dhe krahët e pasme, dhe në pjesë të  bërë posaçërisht mbrapa instrument tabelës, janë konfiskuar përkohësisht, dhe kundër shoferit është dërguar kërkesë për inicim të procedurës penale.

- 29 steka cigare Wiston, Lucky Strike dhe West, me pulla akcize të Kosovës, të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi të Kosovës, i cili kishte  për qëllim të udhëtoj me fluturim për në Kopenhagë. Cigaret e padeklaruara përkohësishtjanë  konfiskuar  dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi për kundërvajtje.

- 190 kilogramë kafe në kokërr (190 pako nga 1  kilogram), tip CAFFE ERON, janë zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni pikap italian, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në  vendkalimin kufitar Tabanovc. Kafja e padeklaruar, e gjetur në 5 kuti kartoni të vendosura në bagazhin e automjetit, pas sendeve personale dhe një  makine  të  përdorur për prerjen e pllakave të cilën shoferi e kishte  paraqitur, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të iniciohet një procedurë e përshtatshme.

Mallra  teknike

- 25 mini kompjuterë  Raspberry Pi 3,  26 SD karta Kingston 8GB, 1 setme lojra konzole me kamera, monitor, joysticks dhe ndëgjuese, 3 copë mjete elektrike, 3 autoparlant,  dy mikrofona, 2  mbajtëse për autoparlantë  dhe  1 orë dore, janë  gjetur në tri  raste të ndara gjatë kontrollit të dy makinave dhe një kamioni, të paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- autostradë.

Në rastin e parë, në qese të vendosur në bagazhin e një makine të Maqedonisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, u gjetën 25 mini kompjuterët Raspberry Pi 3 dhe 26 SD karta Kingston 8GB.

Në rastin e dytë, në ulëset e pasme dhe në bagazhin e një makine të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, janë gjetur 1 set lojë konsol me  kamera, monitor, joysticks dhe ndëgjuese,  1 mprehëse, 1 setme  2 stërvitje dhe 1 set me autoparlant  dhe dy mikrofona.

Në rastin e tretë, në krevain t në kabinën e një kamioni të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, janë gjetur 1 orë dore Michael Kors ACCESS-Mens Smartwath, 2 autoparlant  pa tel  Sonos One dhe 2 mbajtëse për autoparlant Sonos FLEXSON.

Në të tre rastet, malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht  dhe kundër shoferëve do të ngrihet padi e duhur.

Veshje dhe kozmetikë

- 125 komplete tuta, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas që udhëtonte në relacion  Novi Pazar - Stamboll, të paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar, i gjetur në banjën e automjetit, u konfiskua përkohësisht dhe kundër shoferit shtetas serb, i cili deklaroi se produktet janë pronë e tij, do të ngrihet padi penale.

- 57 parfume dhe tualete nga Carolina Herrera, Chanell, Dior, Bulgari, Lancome, Givenchy, Paco Rabanne dhe të tjera, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti  maqedonas, me të cilin për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, janë paraqitur 6 shtetas maqedonas, Malli i padeklaruar u gjet në dy çanta dore dhe tre qese, në pronësi të një pasagjeri në automjet. Të njëjtat  përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.

Municion për pistoletë me gaz

- 300 copë municione për  pistoletë gazi me 9 mm kalibër, janë  zbuluar gjatë kontrollit të një makine kombe maqedonase, në pronësi të një kompanie nga Shkupi që kryen transport të përkohshëm të udhëtarëve në relacion Shkup - Stamboll - Shkup, i paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Municioni i gjetur në një çantë udhëtimi e vendosur afër ulëses së shoferit u konfiskua përkohësisht  dhe kundër shoferit shtetas maqedonas është dërguar kërkes për ngritje të padis për kundërvajtje.

Shtesa ushqimore

- 1.740 tableta  suplimente për ushqim Nigella, janë zbuluar nga ana e ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi maqedonas që udhëtonte në relacion   Prishtinë- Shkup, I paraqitur  për hyrje në vend në vendkalimin kufitare Bllacë. Tabletat e padeklaruara, për të cilat është e nevojshme edhe  leja e importit, u gjetën në një valixhe në pronësi të një shtetasi maqedonas që udhëtonte me autobus. Të njëjtat përkohësisht janë konfiskuar  dhe kundër udhëtarit do të dërgohet kërkesë për ndgritje të padis për kundërvajtje.

Mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 117 shenja plastike për automjete me llogo  të  markës së mbrojtur tregtare, të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina, të dedikuara për importues nga Ohri , të paraqitura për doganim importues në njësinë doganore të  Ohrit. Produktet janë konfiskuar përkohësisht  për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, dhe në përputhje me rregullat ligjore, Drejtoria doganore do të fillojë një procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të  tyre.

- 3 ora dore me logo të markave të mbrojtura  tregtare, janë  zbuluar  në njësin  Doganore Aeroport Shkup - Seksioni për zhdoganimin e mallrave, gjatë kontrollit të dërgesës DHL nga një dërgues nga  Hong Kong, i dedikuar për një person fizik nga Shkupi. Orat u konfiskuan  përkohësisht për shkak të dyshimit se ata shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe në pajtim me rregulloret ligjore Drejtoria Doganore do të fillojë një procedurë për verifikimin e origjinalitetit të tyre.

Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Bogorodica
Cigari, Bogorodica
Devizi, aerodrom SK
Devizi, aerodrom SK
Devizi,Tabanovce
Devizi,Tabanovce
Dodatoci na ishranata, mobilna
Dodatoci na ishranata, mobilna
Kafe, Tabanovce
Kafe, Tabanovce
Mini kompjuteri, sd karticki,Tabanovce
Mini kompjuteri, sd karticki,Tabanovce
Municija, Bogorodica
Municija, Bogorodica
Oprema za zavaruvanje,Tabanovce
Oprema za zavaruvanje,Tabanovce
Parfemi,Bogorodica
Parfemi,Bogorodica
Play-station, alat,Tabanovce
Play-station, alat,Tabanovce
Srebren nakit,Bogorodica
Srebren nakit,Bogorodica
Turbina za TMV,Tabanovce
Turbina za TMV,Tabanovce
Upotrebuvan alat. mobilna
Upotrebuvan alat. mobilna
Upotrebuvani gumi,mobilna
Upotrebuvani gumi,mobilna
Ured za avtoservis, Tabanovce
Ured za avtoservis, Tabanovce
Zvucnici, racen casovnik,Tabanovce
Zvucnici, racen casovnik,Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17