Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht janë konfiskuar devize, pjesë të automjeteve, shirita për shtrngim të mallit, motorë elektrikë, telefona celularë, materiale dentare, pem dhe perime të freskëta, veshje të përdorura të skive dhe fallsifikime.
U konfiskuan mallrat në vijim:
Devize
- 80,000 Euro dhe 7,500 dollar amerikan, janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve dhe kërkimit personal të një shtetasi maqedonas dhe një turk.
Në rastin e parë, është selektuar për kontroll shtetas i Maqedonisë i cili kishte për qëllim të udhëtoj për në Stamboll. Në pyetje të doganiereve, udhëtari ka deklaruar se sjell të holla, por nuk treguar sasinë. Gjatë kontrollit personal të udhëtarit në xhepin e pantallonave të tij, në xhep të xhaketës, në kultë dhe në veshjet e mbrendshme, si dhe gjatë kontrollit të valixhes së udhëtarit, në një libër dhe neseser, janë gjetur gjithsej 82.000 euro nga 500 euro . Sipas rregulloreve, udhëtarit i janë kthyer 2000 euro, një shumë që një banor lirisht mund të marrë jashtë vendit, ndërsa 80.000 euro janë konfiskuar përkohësisht, a për kundërvajtje devizore do të ngrihet padi penale.
Në rastin e dytë, gjatë një kërkimi personal të një shtetasi turk që mbërriti me fluturim nga Stambolli, në valixhen e tij të dorës u gjetën 19,000 dollarë. Në bazë të rregullave ligjore, udhëtarit i u kthyen 11.500 dollarë, një ekuivalent prej 10.000 eurosh, një shumë që mund të futet lirisht në vend, ndërsa 7.500 dollarë u konfiskuan përkohësisht. Për kundërvajtje devizore kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.
- 3,000 euro, janë zbuluar gjatë një kërkimi personal të një shtetasi maqedonas, i cili, duke vozitur një makinë maqedonase, është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në xhepin e përparmë të pantallonave të udhëtarit janë gjetur 5,000 euro për të cilat nuk kishte dokument për origjinë. Sipas rregulloreve ligjore, udhëtarit i u kthyen 2,000 euro, një shumë që një rezident mund lirisht ti bart nga shteti, a për kundërvajtje devizore kundër udhëtarit do të ngrihet padi penale.
Pjesë të automjeteve dhe shirita për ngarkim
- 19 pjesë të automjeteve (fshirës të përparme dhe të pasme të dritareve, drita, këmbësor, displej etj), 1 biçikletë tacx blu Matiç, 1 zinxhir për biçikletë dhe 1 palë syze sport UVEX, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të furgonit të mallrave me targa maqedonase e kryer në rrugën Kriva Pallankë - Kumanovë. Produktet për të cilat vozitësi nuk ka poseduar asnjë dokument që vërtetojnë pagesën e detyrimeve të importit, janë gjetur në dhe nën ulësen e pasagjerit. Të njejtat përkohsisht janë konfiksuar , a kundër vozitësit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
- 100 shirita për ngarkim të mallrave dhe 1 pompë uji për automjet mallrash, janë zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni bullgar të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dellçevë. Malli i padeklaruar, i gjetur nën shtratin në kabinën e automjetit, në njërën anësore të kabinës dhe në sandakët e rimorkiot janë konfiskuar përkohsisht, a kundër vozitësit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
Mallra teknike
- 2 telefona mobil Huawei P smart dhe 1 telefon celular Iphone Xs Max, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi maqedonas i cili mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një fluturim nga Cyrihu. Telefonat e padeklaruar janë konfiskuar përkohsisht a kundër udhëtarit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
- 1 motor elektrik dhe 1 pjesë për një motor elektrik, janë zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar, i gjetur prapa ulëses së pasagjerit, u konfiskua përkohësisht dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
Materiale dentare
- 3 kg dyll Cerewax, 50 pllaka dyll ARCAS LC, 364 dhëmbë artificiale të markës NT OPTIMA, Mega Plus dhe ERAY, 500 ml lëng për modelues Vision Modelling Liquid, 30 strugtues, 500 kunja prej bronzi dhe 1 kabllo për motor, janë zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Mallrat e gjetura nën ulëset e përparme të automjetit u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
Pemë dhe perime të freskëta
- 839 kilogramë shegë dhe kungull i freskët, janë zbuluar gjatë kontrollit të mallrave të destinuara për një importues nga Shkupi, të paraqitura për doganim importues në njësin doganore Gjevgjeli. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër importuesit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
Veshmbathje
- 54 copë të veshjeve të përdorura të skive (xhaketa, pantallona dhe doreza), 167 freshener të ajrit për automjetet dhe 374 copë llidhëse për këpucë, të zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të automjetit me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar është gjetur në dy valixhe dhe 4 çanta të vendosura në bagazh dhe bagazhin në çati të automjetit janë konfiskuar përkohsisht dhe kundër shoferit do të dërgohet kërkesë për ngritje të padis për kundërvajtje.
Mallra për të cilat dyshohet së shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale
- 1 pajisje për diagnostifikimin e automjeteve me logo të markës së mbrojtur tregtare, është zbuluar në njësin doganore Aeroport të Shkupit - departamenti për zhdoganimin e mallrave, gjatë kontrollit të dërgesës së DHL nga dërguesi i Singaporit, i dedikuar personit fizik nga Shkupi. Për shkak të dyshimit se pajisja shkel të drejtat e pronësisë intelektuale, është konfiskuar përkohësisht, dhe sipas regullave ligjore do të inicohet procedurë për verifikimin e origjinalitetit të saj.