Doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të kamionit me targa të Shqipërisë kanë zbuluar 130 kg mariuhanë.
Doganierët kishin gjetur sasitë e drogës të paketuar në foli alumini dhe qese plastike, në pjesët anësore të rimorkios.
Vlera e drogës së sekuestruar në treg të zi gjatë shitjes arrin vlerën e rreth 390 mijë eurove.
Drejtoria e Doganave, kundër personit S.R. ka ngritur padi penale për veprën penale “prodhimin e palejuar dhe shitjen e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, tek Prokuroria publike përkatëse, ku është bërë padia penale e njëjta është procesuar edhe në Gjykatën Themelore të Velesit, e cila i ka shqiptuar masën e arrestit me burg në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Që nga fillimi i vitit 2018, në pesë raste në më shumë vendkalime kufitare, janë sekuestruar 472 kg marihuanë. Ky është rast i dytë për nga sasia e kapjes së drogës në pikën kufitare të Bogorodicës. Më herët më 28 janar të këtij viti, u patën kapur 310 kg marihuanë.