Nën organizimin e Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) pranë Ambasadës së SHBA në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 26-28 shkurt është mbajtur trajnim për 24 nëpunës doganor dhe policë kufitar për përforcimin e aftësive për vëzhgimin e sjelljes.
Pjesëmarrësit trajnimin e kanë ndjekur në klasë, kanë punuar studime dhe ushtrime praktike, të gathsëm për përforcimin e aftësive të nëpunësve doganor dhe policisë kufitare për vëzhgim, intervestim dhe identifikim të kontrabanduesve me mallra ilegal dhe armë për shkatrim masovik, kriminelëve dhe terroristëve.
Ceremonia e mbylljes është mbajtur sot me 28.02.2018, Drejtori i Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski shprehi falimenderim deri te Programi për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare, të mbështetur nga Qeveria e SHBA përmes të cilës janë realizuar shumë donacione të pajisjeve që përdoren në punën e përditshme të nëpunësve doganor dhe për përgatitjen e tyre profesionale përmes trajnimeve të specializuara, seminare dhe konferenca.
Drejtori Tanasoski dhe Këshilltari Rajonal i Programit EXBS z. Xhorxh Klark pjesëmarësve në trajnim iu dorëzuan çertfikat për trajnimin e përfunduar.