Të nderuar,

Drejtoria doganore në përputhje me nenin 33 nga Ligji për përfaqësim në procedurat doganore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 180/14, 154/15, 192/15 dhe 23/16) organizon trajnim plotësues për përfaqësues të licencuar. Në bazë të nenit 12 paragrafi 1 nga Ligji për përfaqësim në procedurat doganore (“Gazeta Zyrtare e RM nr. 180/14, 154/15, 192/15 dhe 23/16), Drejtoria doganore mund ta merë licencën e dhënë për kryerjen e përfaqësimit në procedurat doganore nëse përfaqësuesi dy herë nuk ka marrë pjesë në trajnimin plotësues nga neni 33.

Në bazë të nenit 6 paragrafi (2) nga rregullorja për programin e realizimit të trajnimit të mëhershëm për përfaqësues të licencuar, shuma e kompensimeve për dhënien e provimit dhe për ndjekjen e trajnimit për përfaqësues të licencuar, mënyra e marrjes së pikave në pjesën e parë dhe të dytë nga provimi, forma dhe përmbajtja e certifikatës për dhënien e provimit për përfaqësues të licencuar, programa për realizimin e trajnimit plotësues për përfaqësues të licencuar dhe shuma e kompensimit për ndjekjen e trajnimit plotësues, pjesëmarrësit në trajnimin plotësues është e nevojshme që të paguajnë kompensim në shumë prej 4.500,00 denarë.

Pagesa mund të kryhet në llogarinë në vijim:

Примач: Министерство за финансии – Царинска управа
Лазар Личеноски 13, 1000 Скопје
Банка на примач: НБРМ
Сметка: 100-0000000630-95
Сметка на буџетски корисник: 090030017578714
Приходна шифра и програма: 725939 20
Цел на дознака: Посета на дополнителна обука во термин (да се наведе само бројот на терминот даден во распоредот за одржување на дополнителната обука)

Të gjithë përfaqësuesit e licencuar të cilët planifikojnë që të marrin pjesë në trajnim është e nevojshme që të dorëzojnë fletëparaqitje për ndjekjen e trajnimit plotësues dhe dëshmi për pagesën në arkivat: Drejtoria doganore, dhe doganat Shkup, Manastir, Gjevgjeli, Shtip dhe Kumanovë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është deri me 26.02.2018

Trajnimi plotësues do të mbahet sipas

programit të ardhshëm.

Orari i trajnimeve:

Data dhe vendiTermini
8 dhe 9 mars 2018 me fillim në ora 09:00 Shkup, Drejtoria doganore1
15 dhe 16 mars 2018 me fillim në ora 09:00 Shkup, Drejtoria doganore2
15 dhe 16 mars 2018 me fillim në ora 09:00 Gjevgjeli, “Flamingo”3
27 dhe 28 mars 2018 me fillim në ora 09:00 Shkup, Drejtoria doganore4
27 dhe 28 mars 2018 me fillim në ora 09:00 Strumicë, “Villa Park”5
3 dhe 4 prill 2018 me fillim në ora 09:00 Shkup, Drejtoria doganore6
3 dhe 4 prill 2018 me fillim në ora 09:00 Manastrir, Dogana e Manastirit7
16 dhe 18 prill 2018 me fillim në ora 09:00 Shkup, Drejtoria doganore8

Lista e përfaqësuesve të cilët do të marrin pjesë në trajnim sipas terminit, do të publikohet në faqen e internetit pas përfundimit të afatit për aplikim.

Për të përgatitur trajnimin sipas programit për trajnim plotësues për përfaqësuesit e licencuar, dhe përshtatjen e trajnimeve sipas nevojës së trajnuesve, çështjet të cilat mund të diskutohen në trajnim mund ti dorëzoni në adresën në vijim: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Sipas dinamikës së aplikimit të trajnuesve Drejtoria doganore në rast nevoje në faqën e internetit do të publikojë edhe termine shtesë të trajnimit.