Doganierët nga vendkalimi kufitar Tabanoc me 31.01.2018 kanë ndalur tentim për futjen jolegale të ari me vlerë rreth 30 mijë euro.

Me 31 janar 2018, në vendkalimin kufitar Tabanoc, doganierët kontrolluan personin T.M shtetas i RM, ku gjatë kontrollit në xhepat e xhaketës të mbështjellur në çorape doganierët zbuluan stoli ari të padeklaruar edhe atë: dy lira dhe orë dore të përdorur ROLEX-TUDOR. Sipas ekspertizës fillestare vlera e arit llogaritet mbi 29 mijë euro.

Inspektorët nga reparti për hetim pranë Drejtorisë doganore ndërmorrën masa dhe aktivitete parahetuesie dhe u konstatua se i dyshuari stolit prej ari i ka blerë 20 euro gramin në Itali i cili përkohësisht jeton dhe punon atje.

Deri te Prokuroria Publike themelore Kumanovë kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë”. I dyshuari iu është dorëzuar gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën themelore në Kumanovë të cilit iu është shqiptuar masa e kujdesit, marrja e  pasaportës.

Njëkohësisht, njoftojm edhe për ndërprerjen me sukses të kanalit ndërkombëtar të kontrabandës me drogë – mariuhanë.

Drejtoria doganore e RM nëpërmjet shkëmbimit të informatave me autoritet doganore greke, arritën që të ndërpresin kanal ndërkombëtar të kontrabandës me drogë mariuhanë nga Greqia në vendet e Evropës perendimore, të lidhur me konfiskimin e 300 kg mariuhanë të kontrabanduar në qese me oriz të cilën gjatë javës me 28.01.2018 u konfiskua në hyrje për në RM.

Të mërkurën me 31.01.2018, autoritet e Greqisë, pas marrjes së informacionit nga shërbimi doganor i RM kanë kryer kontroll në depo  të vendosur në portin Nea Peramos në perendim të Athinës, dhe kanë konfiskuar rreth gjysëm toni drogë mariuhanë të fshehur në qese me oriz të dedikuar për Holandë.

Se bëhet fjalë për grup apo bandë të organizuar e cila merret me kontrabandë ndërkombëtare të drogave tregon fakti që vendi I ngarkimit, mënyra e paketimit, madhësia dhe forma dhe shfrytëzimi i qeseve me oriz si mjet për kontrabandë të mariuhanës të konfiskuar në territorin e Republikën e Greqisë është  identike me mënyrën e paketimit, madhësin dhe formën si dhe përdorimin e qese me oriz  për fshehjen e drogave të konfiskuar në territorin e RM.     

 

Picture 001
Picture 001
Picture 002
Picture 002
Picture 003
Picture 003
Picture 005
Picture 005
Picture 025
Picture 025
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5