Sektori për akciza kryen punë që i referohen përcjelljes dhe analizës së dispozitave doganore, të akcizave, tatimore, tregtare – të jashtme, të devizave dhe dispozitave tjera që zbatohen gjatë procedurës doganore, hartimit të udhëzimeve operative për veprim të organeve doganore gjatë zbatimit të dispozitave gjatë procedurës së akcizës dhe procedurës doganore, lëshimit të patentave të akcizës dhe aprovimeve, hartim të aktvendimeve për procedura të akcizës, instruksione operative për zbatim uniform të dispozitave të akcizës, përcjellje të lëvizjes së mallrave të akcizës te sistemeve informatike doganore, përfshirje të tregtarëve dhe përdoruesve të jashtëm te shkëmbimi elektronik i të dhënave dhe dhënie e mbështetjes profesionale gjatë zbatimit të procedurave për lëvizje të mallrave të akcizës dhe procedurave tjera të akcizës, përcjellje dhe analizim të dispozitave nga fusha e pronësisë intelektuale, masat jotarifore dhe masat tjera të punës me devize dhe asaj teknike, që zbatohen gjatë procedurës doganore.

Sektori detyrat e punës së fushëveprimit i kryen përmes:

  • Seksionit për akciza;
  • Seksionit për procedura të akcizës;
    • Shërbimit për administrim të masave të akcizës;
    • Shërbimit për administrim dhe koordinim të procedurave të akcizës;
  • Seksionit për masa jotarifore dhe mbrojtje të të drejtave nga pronësia intelektuale
    • Shërbimit për masa jotarifore
    • Shërbimit për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale

Kontakt (kontakti i përgjithshëm i sektorit – telefoni fiks)