Sektori për menaxhim me resurset njerëzore kryen punë në lidhje me sigurimin e mbështetjes së përgjithshme në fushën e resurseve njerëzore të njësive organizative brenda Drejtorisë së doganave; lehtësimin dhe koordinimin e menaxhimit të tyre në Drejtorinë e doganave, në bashkëpunim me Sektorët tjerë dhe Degët doganore, mbikëqyrjen dhe koordinimin e zhvillimit dhe zbatimin e disa programeve të ndryshimeve organizative të dizajnuara për të përmirësuar performancën e punës së individëve dhe organizimin brenda tërë Drejtorisë së doganave, planifikimin, drejtimin, menaxhimin dhe monitorimin e aktiviteteve që lidhen me politikat e personelit, rregulloret dhe procedurat që lidhen me trajtimin e barabartë në punësim, rekrutimin dhe përzgjedhje, klasifikimin e përfitimeve, performancës operative të menaxhimit dhe procedurave disiplinore, përfitime për punonjësit, marrëdhëniet e punës, dosjeve të personelit , menaxhimin e riskut, sigurimin, promovimin dhe trajnimi i stafit.

Sektori detyrat e punës së fushëveprimit i kryen përmes:

  • Seksionit për kuadro
  • Seksionit për trajnime

Kontakt (kontakti i përgjithshëm i sektorit – telefoni fiks)