Sektori për teknologji të informacionit dhe komunikimit kryen aktivitete që lidhen me planifikimin, organizimin dhe zhvillimin e sistemeve të TIK; zbatimin dhe mbajtjen e sistemeve të TIK; planifikimit, përzgjedhjes, zbatimin dhe mbajtjen e pajisjeve, pajisjeve të rrjetit, bazat e të dhënave, sistemet operative, aplikacionet dhe pajisjet e sigurisë TIK; mbështetje aplikative dhe teknike për përdoruesit në përdorimin e sistemeve të TIK dhe aplikacioneve; programimi dhe zbatimi i zgjidhjeve softuerike për sistemet e reja të TIK ose përmirësimin e atyre ekzistuese; planifikimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të TIK në mënyrë që të sigurojë mjete të pandërprera dhe të sigurta për transferimin e të dhënave në kuadër të Drejtorisë së doganave dhe organizimin e shkëmbimit të të dhënave me institucionet shtetërore, administratat doganore të vendeve të tjera, shtetet fqinje, vendet e Bashkimit Evropian dhe të tjera subjekte; monitorimin e praktikave më të mira dhe standardet për menaxhimin e burimeve të TIK dhe duke e bërë sugjerime për zbatimin e tyre në zhvillimin e TIK në DD dhe të tjera

Për zbatimin e punëve të Sektorit për teknologji të informacionit dhe komunikimit janë formuar këto seksione dhe shërbime:

  • Seksioni për mbështetje teknike
    • Shërbimi për TIK infrastrukturë
    • Shërbimi për TIK kontroll dhe siguri
  • • Seksioni për mbështetje aplikative
    • Shërbimi për menaxhim me aplikacione
    • Shërbimi për ruajtje të të dhënave
    • Shërbimi për mbështetje të përdoruesve
  • • Seksioni për programim dhe zhvillim
    • Shërbimi për programim
    • Shërbimi për zhvillim

Kontakt (kontakti i përgjithshëm i sektorit – telefoni fiks)