Mbështetur me nenin 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhëniet e punës Teksti i konsoliduar – (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15,  27/16, 120/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 110/19) në lidhje me nenin 14, nenin 22 paragrafin 1 alinenë 2, paragrafin 3, paragrafin 8, paragrafin 13 dhe paragrafin 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM-së nr.27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 143/19), Rregulloren për organizim dhe punë në Drejtorinë e doganave numër 02-017435/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0004 të datës 27.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.206, numër 04-065421/15-0041 të datës 25.06.2019, Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Drejtorinë e doganave numër  02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016, numër 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016, numër 04-065421/15-0035 të datës 09.07.2018, numër 04-065421/15-0040 të datës 25.06.2019 dhe numër 04-065421/15-0048 të datës 21.11.2019 dhe njoftimin e Ministrisë së financave numër 18-1405/2 të datës 30.01.2020 Drejtoria e doganave shpall: 

 
                                                                                   SHPALLJE PUBLIKE nr. 2/2020
                      për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punëve me kohë të caktuar, nga shkaktu i rritjes
                                          së vëllimit të punës, deri në fund të vitit fiskal (2020)  
 
Drejtoria e doganave shpall shpallje për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punës për kohë të caktuar deri në fund të vitit fiskal (2020):  
 
1. Inspektor për punë me informacione regjionale në Seksionin për inteligjencë pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, 1 zbatues, 
Kushtet e përgjithshme për të gjitha vendet e punës:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, 
- të përdorë gjuhën maqedonase në mënyrë aktive, 
- të jetë i moshës madhore, 
- të ketë aftësi të plota shëndetësore për vendin e punës dhe
- me akt vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të kryerjes të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
 
Kushtet e posaçme për vendin e punës: Inspektor 
- niveli i kualifikimeve: më së paku arsim i lartë ose i mesëm, 
- njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje të njërës nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);
- pa përvojë pune,
 
Aplikantëve u kërkohet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: (dokumenta origjinale ose kopje të noterizuara)
- Dëshmi për shtetësinë;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar masë e ndalesës për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës (nga gjykata ose Regjistri Qendror);
- Dëshmi Certifikatë - diplomë për shkallën e mbaruar të arsimit; (për arsimin e mesëm – të gjitha dëftesat nga viti i parë deri në vitin e katërt dhe diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm);
- Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë;
- Dëshmi për njohje të njërës gjuhë e cila më së shpeshti përdoret në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane); 
 
Orari i punës: Orë pune gjatë javës: 40 orë,
Orari i punës: nga e hëna deri të premten prej orës 8,30 deri në orën 16,30
 
Shuma neto e pagës bazë për vendin e punës: Inspektor për punë me informacione regjionale - 29.816,00 denarë.
 
Me kandidatët e zgjedhur do të kontraktohet marrëveshje për punësim me afat të caktuar deri më datën 31.12.2020.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët i përmbushin kushtet për të konkurruar. Kushtet e theksuara në shpalljen, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
 
Kandidatët janë të detyruar të paraqesin Fletëparaqitje që është shpallur në internet faqen e Drejtorisë Doganore www.customs,gov.mk. Fletëparaqitja plotësohet sipas udhëzimeve të dhëna me shkrim të qartë. Së bashku me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dëshmitë e kërkuara për plotësimin e kushteve sipas shpalljes.
Afati për paraqitjen e Fletëparaqitjeve me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune llogaritur nga dita e shpalljes së njoftimit, përkatësisht më së voni deri më 05.02.2020 (e mërkurë). 
 
Zgjidhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e paraparë në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune. 
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Drejtorisë së doganave ose me anë të postës në adresën në vijim: Rr. “Llazar Liçenoski” nr.13, 1000 Shkup, Arkivi i Drejtorisë së doganave (me shenjë “për shpalljen për punësim nr. 2/2020”). Numri i telefonit për kontakt 02 3116 188 Sektori për menaxhim me resurse njerëzore pranë Drejtorisë së doganave të RM-së. 
Fletëparaqitjet të pakompletuara dhe me vonesë nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit nuk do të jenë lëndë shqyrtimi.  

 

 

 

 

 

 

 

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 118/19), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall

 

 

                                                                     THIRRJE PUBLIKE   2/2019

                          Për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin , dhe/ose                                            transportimin , përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave

 

Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është marrja sa më e shpejtë e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.

Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.

Sendet shtetërore gjinden në Drejtorinë qendrore në Shkup, Dogana Shkup, Dogana Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe Manastir me njësitë doganore dhe vendkalimet kufitare për trafik rrugor.

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen, përpunimin, riciklimin dhe shkatërrimin dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.

Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike është: Valentina Çuçanova, tel. 070 358 766, adresa elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Zulqufli Jashari, tel 070 740 013, adresa elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht në Drejtorinë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet këtij linku http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 6.11.2018 në ora 16:30.

 

Инструкција по јавен повик

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12, 187/13, 15/15, 129/15, 154/15, 192/15 dhe 23/16), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 2/13, 92/13, 177/13, 62/15, 11/15, 215/15, 192/16, 21/17 dhe 181/17) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015.

 

                                    DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

                                                                          Shpall

                                                               THIRRJE PUBLIKE Nr.3/19

Për mbledhjen e ofertave për të lidhur kontratë për shfrytëzimin e hapësirës punuese për Njësinë doganore Kavadarcë (për hapësirën punuese për import dhe eksport – terminal)

Dokumentet të cilat ofertuesi duhet t’i dorëzoj dhe kushtet që duhet t’i plotësoj, si dhe mënyra e përzgjedhjes janë dhënë në Udhëzimin për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-070618/18 datë 15.02.2013 i publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë doganore www.customs.gov.mk, nga ku edhe mund të merret.

Afati për dorëzimin e ofertave është 14 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në mjetet e informimit publik.

Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, si dhe ato të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk do të merren në shqyrtim.

Ofertat dorëzohen në këtë adresë:

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sektori për punë administrative dhe teknike

(me shënimin “për Thirrjen publike nr. 3/19”)

Rr. Llazar Liçenovski nr.13

1000 Shkup

 

 

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12, 187/13, 15/15, 129/15, 154/15, 192/15 dhe 23/16), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 2/13, 92/13, 177/13, 62/15, 11/15, 215/15, 192/16, 21/17 dhe 181/17) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002 datë 10.03.2015.

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 118/19), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall