Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12, 187/13, 15/15, 129/15, 154/15, 192/15 dhe 23/16), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 2/13, 92/13, 177/13, 62/15, 11/15, 215/15, 192/16, 21/17 dhe 181/17) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002 datë 10.03.2015.

DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Shpall

THIRRJE PUBLIKE Nr.1/19
Për mbledhjen e ofertave për të lidhur kontratë për shfrytëzimin e hapësirës punuese për këto organe doganore:

 

  1. Njësia doganore Strugë (për hapësirën punuese për import dhe eksport – terminal),
  2. Njësia doganore Veles (për hapësirën punuese për import dhe eksport – terminal),
  3. Njësia doganore Kumanovë (për hapësirën punuese për import dhe eksport – terminal),

Dokumentet të cilat ofertuesi duhet t’i dorëzoj dhe kushtet që duhet t’i plotësoj, si dhe mënyra e përzgjedhjes janë dhënë në Udhëzimin për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-070618/18 datë 15.02.2013 i publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë doganore www.customs.gov.mk, në linkun: “Udhëzimi për regullimin e punës të terminaleve doganore” nga ku edhe mund të merret.

Afati për dorëzimin e ofertave është 14 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në mjetet e informimit publik.

Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, si dhe ato të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk do të merren në shqyrtim.

Ofertat dorëzohen në këtë adresë:

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sektori për punë administrative dhe teknike
(me shënimin “për Thirrjen publike nr. 1/19”)
Rr. Llazar Liçenovski nr.13
1000 Shkup